Qytetarët do të deklarohen edhe për përkatësin e tyre etnike në Regjistrimin e popullsisë i cili duhet të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm, raporton Tv “24 Vesti”, duke njoftuar se kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, janë marrë vesh rreth çështjes kontestuese.
Sipas informacioneve të televizionit ligji është në fazën finale, ndërsa sipas planifikimeve pritet që gjatë javës të kalonë në Qeveri.
Përndryshe, regjistrimi i fundit që është mbyllur si proces në tërësi është ai i vitit 2002, ndërsa në vitin 2011, pas një sërë polemikave dhe akuzave politike i njëjti u ndërpre disa ditë para mbarimit.