Ballina Aktuale Regjistrimi i diasporës, Selami: Aplikacioni pre e hakerëve, regjistroni të afërmit

Regjistrimi i diasporës, Selami: Aplikacioni pre e hakerëve, regjistroni të afërmit

Pak ditë para përmbylljes së procesit më të rëndësishëm statistikor në vend, interesimi i qytetarëve për t’u regjistruar, vazhdon të jetë i lartë dhe dje u tejkalua shifra prej 1 milion të regjistruarish.

Marketing

Megjithatë vazhdojnë problemet në sistem. Zëvendësdrejtori i ESHS-së apeloi sot nga Kërcova në një prononcim për TV21, që mërgimtarët t’u dërgojnë të dhënat familjarëve për t’i regjistruar këtu , në mënyrë që të regjistrohen të gjithë pa pasur frikë për sulme kibernetike të vazhdueshme të sistemit. Në Kërçovë deri tani janë regjistruar 22 mijë qytetarë.

“Ka problem edhe në ueb faqen dhe aplikacionin për regjistrim të diasporës kemi sulme të vazhdueshme kibernetike në atë ueb faqe. Prandaj them që të jemi të sigurt për gjithçka do të kisha bë apel bashkëqytetareve tanë që janë në mërgatë të mos presin të regjistrohen në aplikacion por le ti dërgojnë numrat amë te të afërmit e tyre këtu në RMV dhe regjistruesi do të regjistrojë bashkë me familjarët e tyre.”,- tha zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami.

Marketing
Exit mobile version