Ekspertët vlerësojnë se ka vetëm një mënyrë për ta shpëtuar regjistrimin e popullsisë nga dështimi. Sipas ish drejtorit të Entit Shtetëror për Statistika, Donço Gerasimoski politika duhet t’i mbajë duart larg nga Enti Shtetëror i Statistikave, pasi do të ishte tragjedi nëse do të përsëritej një dështim si ai i 2011-tës.
Institucioni kompetent jo vetëm në Maqedoni por në të gjitha shtetet e botës është byroja statistike, që i realizon ato duke mos u përzier gjithsesi në lojërat politike partiake. Ato lojëra do t’i zgjidhin në resoret e tyre, në Qeveri, në Kuvend që e gjithë kjo të jetë një rezultat i suksesshëm, një politikë e mirë, konsolidim i të gjitha strukturave politike në shtet që të kemi të dhëna të sakta dhe cilësore – thotë Donço Gerasimoski, Ish drejtor i Entit Shtetëror për Statistika.
Gerasimovski thotë se për regjistrim real të popullsisë duhet të implementohen rekomandimet e OKB-së dhe Eurostatit dhe regjistrimi të realizohet përmes kombinimit të intervistës në terren dhe kryqëzimit të të dhënave të institucioneve relevante. Sipas tij, pasqyra rale demografike është parakusht për planifikime të sakta në të gjitha sferat dhe zhvillim të barabartë rajonal.
Ajo është e rëndësishme për shkak të ndërmarrjes së një sërë masash, ekonomike, sociale, infrastrukturore e kështu me radhë. Ju duhet patjetër të dini situatën e caktuar në vendbanimin e caktuar, komunën a rajonin e caktuar dhe në vetë shtetin, çfarë janë dhe ku ekzistojnë që të mund e gjithë kjo të planifikohet në të ardhmen. Kjo është një fazë tjetër e zhvillimit në shtet, zhvillim i barabartë rajonal. Nuk mund të keni zhvillim të barabartë rajonal nëse nuk kemi parametra brenda, në cilin rajon, çfarë, ku dhe sa ka – thekson-Donço Gerasimoski.
Regjistrimi i popullsisë është paralajmëruar për në prill të 2020-tës dhe i njëjti do t’i kushtojë buxhetit shtetëror 8,5 milion euro. Regjistrimi i fundit i popullsisë është realizuar në vitin 2002.