Regjistrimi i popullsisë/ Kuzeska: Tërheqja nga bojokoti sinjal pozitiv, EShS i gatshëm për procesin

LSDM në pushtet konsideron si hap pozitiv qëndrimin e kreut të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovsksi, për të heq dorë nga idea për bojkot të regjistrimit të popullisë. Konsiderojnë se çdo parti politike dhe çdo qytetar e ka për detyrë të përkrah proceset përmes të cilave institucionet marrin të dhëna të sakta për popullsinë dhe amvisëritë.
“Është sinjal pozitiv paralajmërimi i Hristijan Mickovskit se VMRO DPMNE heq dorë nga idea për bojkot të regjistrimit të caktuare për në prill të këtij viti. Presim që arsyeja të mbisundojë te të gjithë dhe pas 19 vite, Republika e Maqedonisë së Veriut të bëjë regjistrim pa u përzier politika, konformë standarteve ndërkombëtare”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Enti për Statistika i ka të gjitha kapacitetet për të zbatuar regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave gjatë muajit prill konsideron Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë. Regjistrimi do të sigurojë të dhëna me relevancë për të ndërtimin e strategjive dhe politikave për zhvillimin e ekonomisë, shoqërisë dhe shtetit, konsideron LSDM.
“Enti Shtetëror i Statistikave i ka të gjitha kapacitetet dhe është i përgatitur që të bëjë regjistrimin konformë standarteve dhe praktikës së Kombeve të Bashkuara dhe Eurostatit. Njëkohësisht zgjidhja ligjore garanaton se regjistrimi do të zbatohet, ekskluzivisht si operacion statistikor, i cili kurrë më nuk do të trajtohet si çështje politike”, theksoi Kuzeska.
Mirëpo, kreu i opozitës maqedonase, pavarësisht zbutjes së qëndrimit dhe heqjes dorë nga bojkotimi i këtij procesi, konsideron se pushteti ka tendencë të politizojë këtë operacion, prandaj sipas tij qytetarët nuk kanë besim dhe rezultatet e tij nuk do të jenë të pranueshme.
https://www.facebook.com/SDSMakedonija/videos/1340394762962582
Marketing