Regjistrimi i popullsisë, ky është komenti i Zaevit për diasporën

Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka folur për procesin e regjistrimit që përfundoi mbrëmë në ora 20:00. Ai duke komentuar të dhënat që u publikuan nga Enti Shtetëror i Statistikave tha se të gjithë e dimë se diaspora është shumë më e madhe nga sa është regjistruar. Megjithatë shtoi se kjo nuk paraqet problem për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Marketing

E gjithë diaspora nuk është regjistruar. E di se diku 200 mijë nga diaspora janë regjistruar, kurse ne të gjithë e dimë se diaspora është shumë më e madhe. Të gjithë e dimë se ata janë shtetas tanë dhe në bazë të shtetësisë ata kanë adresat e banimit këtu dhe janë në listat zgjedhore dhe kur ta shihni numrin e përgjithshëm e kuptoni se pse jemi rreth 1 milion e 800 mijë votues kurse 1 milion e 800 mijë, sa publikoi Statistika janë qytetarë që jetojnë këtu në shtet – deklaroi Zoran zaev, kryeministër.

Mbrëmë drejtori dhe zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski dhe Ilmi Selami e shpallën të përfunduar procesin e regjistrimit, ndërkohë që njoftuan publikimin e rezultateve pas 6 muajve, pa mos përjashtuar mundësin e shpalljes edhe para këtij afati.

Marketing