U bëj thirrje maqedonasve në Shqipëri që lirisht të shprehin vullnetin e tyre dhe të konfirmojnë përkatësinë etnike, gjuhësore dhe të identitetit. Me këto fjalë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përmes një video fjalimi iu drejtua maqedonasve në Shqipëri ku po zhvillohet regjistrimi i popullsisë.
“Po ju drejtohem sepse dua të jeni të sigurt se ky regjistrim ju mundëson të shprehni lirisht përkatësinë tuaj etnike, gjuhësore dhe fetare. Me këtë përfitim demokratik, Shqipëria njihet në botë si shoqëri multietnike dhe multikulturore, diçka që, ashtu si këtu, përfaqëson një trashëgim të paçmuar kulturor dhe autentik. Të dashur maqedonas, duke e njohur rolin tuaj si qytetarë besnikë të Shqipërisë, ju inkurajoj të shpreheni lirisht dhe të konfirmoni përkatësinë tuaj etnike, gjuhësore, fetare dhe të identitetit në regjistrimin e ardhshëm.”-deklaroi Bujar Osmani Ministër I Jashtëm.
Por pikërisht për regjistrimin e djeshëm në Shqipëri, kryetari i Fondacionit “Maqedonia”, Viktor Stojanov, kërcënoi banorët e Pustecit se nëse nuk regjistrohen si bullgarë, do t’u merret pasaporta bullgare. Paraprakisht vizita e nënkryetares bullgare Jotova nga shoqatat maqedonase në Shqipëri është vlerësuar si propagandë e intensifikuar bullgare kundër maqedonasve në Shqipëri. Njëkohësisht në Kuvendin bullgar janë në proces ndryshimet ligjore me të cilat do të shpallen të gjithë ata që kanë marrë pasaporta bullgare.
“Për të gjithë banorët e komunës Pustec, Shqipëri: Nëse nuk regjistroheni si bullgarë etnikë në regjistrim tani, shtetësia bullgare do t’ju hiqet sa më shpejt që është e mundur, dhe nëse jeni në procedurë – procedurat tuaja do të ndërpriten menjëherë. Tashmë kemi një rast të tillë. Mendoni për këtë.”- tha Viktor Stojanov
Lidhur me kërcënimet e tilla, Osmani në mesazh thotë se maqedonasit në Shqipëri nuk duhet të shqetësohen për propagandën që është aktuale këto ditë dhe që ndikon drejtpërdrejt në ndjenjat e tyre.
“Këto ditë jemi të njohur me propagandat e ndryshme që kanë të bëjnë me vendimin tuaj, pa kujdesur për ndjenjat tuaja. Asnjë nga këto nuk duhet t’ju shqetësojë. Shqipëria është një vend i lirë, ku të gjithë mund të shprehin dhe kultivojnë lirisht identitetin e tyre pa u shqetësuar për asnjë pasojë. Duke vepruar kështu, ju do të konfirmoni me këtë rolin tuaj të pazëvendësueshëm në ndërtimin e urave të miqësisë mes dy vendeve.”- apeloi deklaroi Bujar Osmani Ministër I Jashtëm.
Regjistrimi në Shqipëri ka nisur më 18 shtator dhe sipas njoftimeve, operacioni më i madh statistikor është planifikuar të përfundojë pas gjashtë javëve, pra më 30 tetor.
https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/videos/533693002282417