Regjistrimi i popullsisë Partitë: Identiteti gjuhësor nuk e mbulon gjithnjë edhe identitetin etnik

Partitë politike mshqiptare kundërshtojnë ashpër propozimin e drejtorit të Entit për Statistikë që në pyetësorin e regjistrimit të popullsisë të mos figurojë grafa e përkatësisë etnike dhe religjionit.

Marketing

Nga e Aleanca për Shqiptarët (ASH), partia opozitare e Ziadin Selës, thonë se këto llojë tendenca fshehin brenda përbrenda vetes edhe qëllime tjera të cilat kanë për qëllim të godasin mbi balancet etnike dhe mbi formën se si duhet organizuar dhe si duhet të funksionojë Maqedonia.

“Natyrisht që paralajmërimet që në grafin e regjistrimit do të ekzistojë vetëm gjuha ka për qëllim që në mënyrë artificiale të rritet numri i popullsisë e cila flet në gjuhën maqedonase në mënyrë që të fshihet realiteti demografik të cilën e ka Maqedonia. Vetëm paralajmërojmë se në si ASH, I bëjmë thirrje dhe subjekteve tjera shqiptare të cilat janë pjesë e qeverisë që të kundërshtojnë këtë propozim të entit për statistika”, thonë nga ASH-ja për Zhurnal.

Ndërkaq, nga Lëvizja BESA e Bilall Kasamit thonë se kjo mënyrë e regjistrimit të popullësisë është mënyrë tendencioze dhe në dëmë të shqiptarëve.

“Lëvizja BESA ka dorëzuar në qeveri amendamente që gjuha shqipe te jetë zyrtare, të hiqet nocioni 20%, të zëvendësohet me shqiptar ose gjuhë shqipe, pasi që nuk shohim gadishmëri që kjo të ndryshoj është e pa logjikshme që të planifikohet regjistrim pa përkatësi etnike. Andaj edhe vlersojmë se një regjistrim i popullatës është tendecioz dhe në në dëm të shqiptarëve dhe do të pengon realizimin e të drejtave duke shkelur të drejtën elementare të popujve që jetojnë në vend. Ne si Lëvizje BESA kërkojmë reformimin e entit statistkor të Maqedonisë për të garantuar një regjistrim transparent, ku nuk do të cënonte përkatësin e çdo etniteti në Republikën e Maqedonisë”, thotë për Zhurnal, Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes BESA.

Nga ana tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) partia e Ali Ahmetit vlerëson se procesi i regjistrimit të popullësisë sa është proces statistikor, po edhe aq është proces politik.

“Procesi i regjistrimit të popullsisë është gjithmonë jo vetëm proces statistikor në Maqedoni por edhe proces politik për arsye të ndryshimeve Kushtetuese dhe Marrëveshjes paqësore të Ohrit e cila përcakton të drejtat e komuniteteve në Maqedoni me përqindje, përdorimi i gjuhës dhe përdorimi I flamujve të komuniteteve në këtë vend”, thonë nga BDI-ja.

Ndërsa nga Lëvizja BESA e cila udhëhiqet nga Afrim Gashi thonë se ideniteti gjuhësor nuk e mbulon gjithnjë idenitetin etnik.

“Për neve identiteti gjuhësor nuk e mbulon gjithnjë edhe identitetin etnik. Ka plot njerëz që për shkaqe të ndryshme flasin një ose disa gjuhë, por ata e kanë vetëm një përkatësi etnike. Prandaj, nuk mendoj se identiteti gjuhësor gjithnjë e mbulon edhe identitetin etnik. Në Amerikë, për shembull, njerëzit flasin anglisht, por nuk e mbajnë veten për anglezë”, thekson në një prononcim për Zhurnal, Orhan Murtezani, zëdhënës i Lëvizjes BESA.