Regjistrimi i shqiptarëve trazon “Levicën” e Apasievit

Shkuarja e Zëvendës Kryeministrit të  Parë Artan Grubit në Kosovë dhe mobilizimi i liderëve politik të Kosovës ku thirrën diasporën shqiptare për tu regjistruar në Maqedoninë e Veriut ka tmeruar liderin e Lëvizjes “E Majta”, Dimitar Apasiev. Në reagimin e fundit të Aapasievit thuhet se regjistrimi duhet të ndalet menjëherë sepse Grubi ka agjendë të përbashkët me zyrtarët shqiptarë dhe po punojnë në një mënyrë të koordinuar për të arritur agjendat etno-nacionaliste shqiptare, njofton TS

Marketing

“Duke pasur parasysh që një precedent ekziston tashmë, dhe Ligji aktual i Regjistrimit nuk bën dallimin midis popullsisë totale të regjistruar dhe popullsisë rezidente, regjistrimi do të ishte katastrofik dhe prandaj duhet të ndalet” thuhet në letrën e Lëvizjes “E Majta” , përcjell TS

Ndryshe Diaspora çdo ditë po vazhdon të regjistrohet dhe dita ditës po rritet numëri ku deri më sot siç u shpreh Zëvendës Kryeministri i  parë Artan Grubi numëri ka arritur mbi 82 mijë të regjistruar. Regjistrimi ka nisur nga 1 Mars dhe do të vazhdojë deri me 21 Prill për Diasporën.

Ja edhe reagimi i Lëvizjes e Majta të Dimitar Apasievit :

Pasi që Albin Kurti dje u bëri thirrje shqiptarëve nga diaspora të regjistrohen masivisht në regjistrimin në Maqedoni, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të njëjtën gjë sot. Përveç kësaj, dje Zëvendës Kryeministri i Parë Artan Grubi u mburr se anëtari i partisë së tij, Bujar Osmani, nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, loboi për njohjen e Kosovës nga Spanja. Kjo tregon që funskionarët shqiptarë po punojnë në një mënyrë të koordinuar për të arritur axhendat etno-nacionaliste shqiptare, dhe Regjistrimi në Maqedoni, së bashku me Projektligjin për Shtetësinë, do të jenë vetëm disa nga një seri e mjeteve të tilla politike që do të përdoren në të njëjtin drejtim.

Thirrja nga funskionarët e Kosovës drejt diasporës shqiptare për një regjistrim masiv është dëshmi flagrante e ndërhyrjes së tyre në punët e brendshme të Maqedonisë. Një problem shtesë është numri i madh i letërnjoftimeve që dyshohet se janë lëshuar në rrethana të dyshimta për qytetarët e Kosovës. Nga ana tjetër, e gjithë kjo konfirmon që regjistrimi nuk është aspak një operacion i thjeshtë statistikor, por një operacion politik i MANIPULUAR, i cili synon të rrisë më tej ekuilibrin e pushtetit në favor të partive shqiptare. Gjithashtu është shqetësuese që arritja e qëllimeve të tilla rrezikon shëndetin e njerëzve, pavarësisht nga bashkësia etnike nga vijnë.
Mënyra e vetme që të anulohet regjistrimi i popullsisë është që të BOJKOTOHET. Regjistrimi i anuluar i vitit 2011 është një shembull dhe një precedent, i cili tregon se një bojkotim masiv mund të vonojë regjistrimin. Regjistrimi filloi më 1 tetor dhe u anulua më 10 tetor me dorëheqjen kolektive të Komisionit të Regjistrimit (i cili tani është hequr). Arsyeja e anulimit të tij ishte pikërisht se sipas atij ligji nuk ishte e lejuar të numëroheshin persona që kanë qenë jashtë vendit për më shumë se një vit. Për më tepër, nuk lejohej mundësia e dhënies së të dhënave nga palët e treta dhe numërimi i personave të tjerë (që atëherë ishte kërkesa e palëve shqiptare). Janë këto kërkesa që tani legalizohen me zbatimin e tyre në ligjin për regjistrimin aktual, i cili minon plotësisht legjitimitetin dhe ligjshmërinë e tij.

Duke pasur parasysh që një precedent ekziston tashmë, dhe Ligji aktual i Regjistrimit nuk bën dallimin midis popullsisë totale të regjistruar dhe popullsisë rezidente, regjistrimi do të ishte katastrofik dhe prandaj duhet të ndalet.

Është shkatërrues fakti që aktorët politik jashtë bllokut të partive politike shqiptare nuk kanë një pozicion të fortë të përbashkët mbi interesat shtetërore dhe kombëtare, të cilët, duke tejkaluar interesat e tyre të veçantë, duhet të kundërshtojnë me vendosmëri tiraninë e vjetër të pakicave mbi shumicën, të kryer përmes etno – politikave tribaliste të partive shqiptare.
Në fakt, pikërisht kjo situatë u shfrytëzua në mënyrë të egër nga faktorë të jashtëm, duke rezultuar në një ndryshim të paligjshëm të emrit të Republikës. Tani, edhe një herë, e njëjta situatë është përdorur nga Bullgaria për heqjen përfundimtare të elementeve vitale të identitetit kombëtar dhe shtetësisë së popullit maqedonas. Një ofensivë e tillë agresive nga nacionalizmi shqiptar duhet të pengohet dhe parandalohet me veprim të koordinuar, duke bojkotuar dhe anuluar regjistrimin.

Vetëm pas miratimit të një Ligji të ri të Regjistrimit, i cili do të eleminojë mundësinë e falsifikimit të tij, mund dhe duhet të zbatohet. Për më tepër, është e nevojshme të hiqen të gjitha elementet e sistemit politik që bëjnë etnodiferencimin në qeverisje, si dhe në krijimin dhe zbatimin e politikave në nivelin shtetëror.

https://www.facebook.com/defensor.plebei/posts/3826317650766878