Nga ora 22:00 të ditës 28.03.2021 deri në ora 05:00 të ditës së sotme Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 20 shkelje të orës policore.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit janë regjistruar edhe 572 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.