Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 30 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34,818 që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 201 raste të reja pozitiv për një total prej 240,961.
Ditën e djeshme në Itali pati 187 raste të reja dhe 21 viktima.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 366 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 191,083.