Regjistrohen 30 viktima, shifrat e fundit të koronavirusit në Itali

Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 30 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34,818 që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Marketing

Autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 201 raste të reja pozitiv për një total prej 240,961.

Ditën e djeshme në Itali pati 187 raste të reja dhe 21 viktima.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 366 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 191,083.

Marketing