Gjatë 24 orëve të fundit (29/30.01.2021) në gjithë territorin e vendit, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 365 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim ballafaqimin me Kovid-19.