Regjistrohen 67 raste të reja me grip në Maqedoni

Gjashtëdhjetë e shtatë raste të reja të raportimeve në grupe për persona të sëmurë me grip dhe sëmundje të ngjashme të gripit janë evidentuar në javën e 45-të të vitit 2024 nga data 4 deri më 10 nëntor, informuan pasdite nga Instituti i Shëndetit Publike (ISHP).

Marketing

Kjo paraqet për 42,6 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar. Krahasuar me javën e 45-të të sezonit të kaluar, numri i personave të paraqitur është rritur për 42,6 për qind, ndërsa në krahasim me modelin për 14 sezonet e kaluara, është regjistruar rritje për 4,2 për qind.

Nga të infektuarit e rinj, 42 persona kanë qenë të moshës nga 15 deri më 64 vjeç. Dyzet kanë qenë fëmijë të moshës nga pesë deri më 14 vjeç. Dhjetë persona kanë qenë më të moshuar se 65 vjeç, ndërsa një person i ka takuar grup moshës deri katër vjeç. Incidenca më e lartë (6,5/100.000) është regjistruar tek fëmijët nga pesë deri më 14 vjeç.

Personat e sëmurë këtë javë janë regjistruar në Kumanovë – 20, Gostivar – 19, Tetovë – 17, Kavadar – pesë, Strumicë – tre, Radovish – dy dhe një në Negotinë.

Në sezonin 2024/2025, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me grip është 262.

ISHP kujton se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje. Rekomandohet vaksinimi i të gjithë popullatës, veçanërisht i personave që i përkasin të ashtuquajturave grupe të rrezikut.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithsej 62.332 persona janë vaksinuar me vaksinë falas ose komerciale.

Marketing