Edhe dy raste të reja me fruth janë regjistruar sot në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup. Bëhet fjalë për dy fëmijë, njëri nga lagja Radishan e Butelit ku edhe është vatra e epidemisë dhe tjetri nga lagja e Lisiçes në komunës së Aerodromit. Të dy fëmijët janë të pa vaksinuar me asnjërën nga dozat kundër fruthit (MRP).
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga fruthi në Klinikë, me dy rastet e sotme ka shkuar në 13, 11 prej të cilëve u lëshuan dje. Bëhet fjalë për fëmijë të vegjël, nga vendet ku veç më kishte të prekur dhe ajo që është shqetësuese se gjithë kjo situatë e vazhdon gjithë procesin e inkubacionit”, –theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Ndërkohë deri në fund të ditës do të dihen rezultatet e para të kontrolleve nga inspektorati që Agjencia e Ilaçeve po bën në ndërmarrjen “Makedonija Lek”. Ministri i Shëndetësisë thotë se nuk posedon informata nëse deri në këto momente inspektorët kanë konstatuar ndonjë parregullsi.
Hetimi ende po vazhdon, Inspektorët e “Malmed” janë sot në terren edhe në institucionet, në shtëpitë e shëndetit në gjithë territorin e vendit por dhe në kompaninë, kështu që deri në fund të ditës presim të dihen rezultatet e para nga kontrolli inspektorial”. – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Gjobat që mund t’i ketë kompania importuese dhe shpërndarëse e vaksinave MRP janë marrja e licencës për punë apo dëmshpërblimi në para që mund të shkojë deri në 50 mijë euro.
Ndërkohë nëpër tre pikat në Shkup vazhdon të rrjedhë procesi i vaksinimit.
Ditëve të fundit ka rënë fluksi i qytetarëve të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre për t’i vaksinuar. Nuk dihet nëse një gjë e tillë ndodhi si pasojë e publikimit të skandalit ku në deklaratën e vaksinës figuronte afat i skaduar përdorimi apo ka ndonjë arsye tjetër.