Në stacionin policor në Strugë sot është raportuar se një fotografi e njërit prej kandidatëve presidencialë është ngjitur në shkollën fillore “Dedo Lazar Cirkoski” në fshatin Vranishtë dhe se grafiti ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme, njofton A1on.mk
Sipas zëdhënësit nga Sektori për Punë të Brendshme – Ohër, Stefan Dimoski, edhe në shtyllë, pranë shkollës fillore “Jonçe Krezhoski” në fshatin Misleshevë, u shkrua grafit për zgjedhjet e ardhshme.
“Policia po merr masa për të zbardhur të dyja rastet”, vuri në dukje Dimoski.