Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë kryer 1 375 testime të dyshuara për Koronavirus dhe prej tyre ka rezultuar vetëm një rast pozitiv, në qytetin e Kumanovës, mbas 16 muajsh pandemi në vend. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar edhe 77 pacientë të tjerë.
Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155 418 raste, prej të cilëve 149 496 janë shëruar, kurse 5 458 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 464 raste aktive me virusin Korona, edhe ky një minimum historik që nga vera e vitit të kaluar.