Rehabilitimi i Neymar, braziliani mes lotëve nga dhimbja (VIDEO)

Më 18 tetor 2023, Brazili u përball me Uruguain për kualifikueset e Botërorit dhe pak para përfundimit të pjesës së parë erdhi goditja e fortë për Neymar, që shënoi edhe mbylljen e sezonit për yllin e Al-Hilal.

Marketing

Neymar e pa veten të shtrirë me ulërima në fushën e blertë, teksa shtrëngonte gjurin e majtë duke i kërkuar dëshpërimisht ekipit mjekësor që të nxitonte drejt tij.

Ai e kuptoi menjëherë dhe analizat e vërtetuan, se i kishte shkatërruar gjurin pasi diagnoza përcaktoi kryqëzim të ligamentit dhe këputje të meniskut. Disa javë më vonë Neymar iu nënshtrua një operacioni dhe menjëherë filloi rruga e gjatë por e dhimbshme e rikuperimit.

“El Ney” ka humbur Kupën e Amerikës Latine me kombëtaren dhe rikthimi i tij është caktuar në fund të qershorit ose fillim të korrikut.

Videot që janë publikuar nga seanca e rehabilitimit janë tepër të dhimbshme dhe tregojnë Neymar që vuan. Me sytë në lot ylli i Al-Hilal shihet duke ulëritur gjatë fizioterapisë, ku stafi mjekësor përpiqet t’i aktivizojë gjurin.

https://www.cdnimpuls.com/video/6582f7fb95631.mp4?_=1

Marketing