Reis Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi me mesazh urimi për festën e Kurban Bajramit

“Ne të kemi dhënë shumë të mira, prandaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe therr kurban”

Marketing

(El Keuther, 1-2)

Të dashur besimtarë, motra e vëllezër,

Kam kënaqësinë që të kumtoj publikisht se nesër kemi festën e Kurban Bajramit. Kjo festë, pa dyshim që është e shenjtë, sepse shënon besnikërinë dhe sinqeritetin tonë ndaj Allahut të Gjithëmëshirshëm, i Cili, pikërisht në prag të kësaj fest na e përsosi fenë tonë duke na e kompletuar Ligjin e Shpëtimit, duke na e dhuruar Çelësin e Dyerve të Xhenetit, Kuranin Madhështor.

Kurban Bajrami, të dashur besimtarë, është festë në të cilën fuqishëm përçohet mesazhi për Bujarinë dhe Mëshirën e Krijuesit tonë, çast nga rrëfimi i shenjtë që flet për dashurinë e madhe të Zotit Fuqiplotë që ka ndaj krijesave të veta.

Dija, përkushtimi ndaj urdhërave të Krijuesit Absolut dhe flijimi në emër të Tij, janë tri shtigje që gjithmonë na nxjerrin në Rrugën e Dritës. Përmes diturisë ne mund ta përjetojmë krenarinë e Zotit që ka për krijesat e veta, përmes namazit, lutjeve, ibadeteve, arrijmë që ta përjetojmë kënaqësinë e Allahut tonë, kurse përmes kurbanit, përmes sakrificës e flijimit arrijmë që ta përjetojmë gëzimin dhe dashurinë e Tij.

Urimet në këtë festë patjetër që duhet të shoqërohen me shtrirje të dorës, me përqafim e me marrje ngryk, me vizita e me pajtime. Duke ju ftuar që të lutemi për shëndetin e vëllezërve dhë të motrave tona që i kemi në tokat e shenjta duke e kryer haxhillëkun, më lejoni që t’ju shpreh urimet më të përzemëërrta për Kurban Bajramin.

Motra e vëllezër, për hajër ju qoftë Kurban Bajrami dhe kalofshi çaste të bukura e të paharruar përgjatë kësaj feste. Me dëshira të veçanta Bajramin ua uroj edhe vëllezërve tanë shqiptarë ku do që janë në Diasporë dhe të gjithë muslimanëve në botë.

H. Sulejman Rexhepi

Reisul Ulema i BFI-së

Marketing