Reisul Ulemaja takohet me Zyrtaren për Liritë Fetare të Ambasadës së SHBA-ve

Të hënën më 16.05.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e priti në një takim zyrtar me Këshilltaren Politike të ngarkuar për Liritë Fetare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Rejçëll Kollins të shoqëruar nga Analisti politik në Ambasadën e SHBA-ve z. Adrian Ismaili.

Marketing

Fillimisht Reisul Ulema i dëshiroi mirëseardhje në vizitën e parë në BFI të zonjës Rejçëll dhe e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BFI dhe Ambasadës së SHBA-ve, e cila është një nga qendrat më mbështetëse të institucionit tonë fetare në vend.

Më pas, Kryetari i BFI i përshkroi një letërnjoftim të shkurtër të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, funksionimin e saj dhe organizimin e jetës fetare islame në vend, ku gjithashtu i shpjegoi edhe për sfidat me të cilat përballet BFI gjatë këtyre dy viteve të fundit, ku paralelisht gjatë periudhës së pandemisë së Kovid 19, BFI ka luajtur një rol kyç në vetëdijesimin popullatës dhe parandalimin e kësaj sëmundje dhe realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Theks i veçantë në bisedime iu vendos akreditimit të Medresesë Isa Beu e cila është imperativ i kohës.
Nga ana e saj, zonja Rejçëll Kollins çmoi lartë veprimtarinë e Reisul Ulemasë, autoritetin e tij që gëzon në popullatë dhe punën e palodhshme në vetëdijesimin e popullatës për Pandeminë e Kovid 19, vakcinimin, si dhe punën e tij të palodhshme në edukimin dhe shkollimin e gjeneratave të reja. Poashtu, u vlerësua lartë edhe qëndrimi dhe angazhimi i BFI me në Krye Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai për dialogun ndërfetar në vend.

Në këtë takim Kryetarin e BFI e shoqëronin: z. Agron Vojnika – Udhëheqës i Sektorit për Informim Publik, z. Ismet Ademi – Udhëheqës i Sektorit për Marrëdhënie me botën Arabe dhe z. Mustafa Dauti – Udhëheqës i sektorit për punë të jashtme.

Marketing