Reja: Një humbje na largon nga Katar 2022, Xhaka refuzoi ftesën

Një ditë pasi u publikua lista e lojtarëve të grumbulluar në dy ndeshjet e ardhshme, tranjeri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka dalë në një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij tekniku është shprehur se i gjithë fokusi tashmë është te ndeshja e parë në transfertë.

Marketing

Reja ka thënë se nëse duam të kemi shpresa për të shkuar në Kupën e Botës, duhet të regjistrojmë dy rezultate pozitive, ndërsa sa i takon Xhakës ai është shprehur se ka refuzuar ftesën.

Sa pikë janë detyrim?

Nuk mund të bëjmë llogari të tilla, duke vlerësuar edhe kundërshtarët. Hungaria dhe mbi të gjitha Polonia janë skuadra të forta. Po rritemi, jemi konkurrues. Pas çdo humbje largohen shpresat drejt Botërorit. Një humbje do të na largonte nga synimet tona. Duhet të bëjmë dy rezultate pozitive, në dy ndeshjet vendimtare. Nëse duam të kemi shpresa për të shkuar në Kupën e Botës, duhet të regjistrojmë dy rezultate pozitive.

11 mbrojtës të thirrur mos janë shumë kur synojmë dy rezultate?

Kam dy lojtarë për çdo rol. Unë llogaris gjashtë mbrojtësit që luajnë në qendër, të cilëve u shtohen Dermaku dhe Veseli, të cilët po i vëzhgoj. Ka ardhur Balliu, të cilin e pashë dy vjet më parë. U kthye tani pasi ka shkëlqyer te Rayo Vallecano, i cili do të na shërbejë për të tashmen dhe për të ardhmen.