Reja publikon listën, Shqipërisë i shtohet edhe një lojtar nga Kosova

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja, ka publikuar listën zyrtare të futbollistëve që do të jenë të ftuar dy ndeshjet e muajit nëntor.

Marketing

Risi e kësaj liste është se kombëtares “Kuq e Zi” i është bashkuar edhe futbollisti nga Kosova Florian Kamberi.

Shqipëria do ta zhvillojë një ndeshje të vështirë ndaj Francës më 17 nëntor.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në impiantin e ri të quajtur “Arena Kombëtare”.