Në Kongresin tematik të Bashkimit Demokratik për Integrim që ishte mbajtur nga 20 deri më 29 mars të vitit 2015 i ftuar kishte qenë edhe profesori Blerim Reka i cili madje ka pasur edhe disa fjalime para të pranishmëve.
Reka ndërkohë në fjalimet e tij e ka përmendur edhe koncensualitetin për të cilin ka thënë se dy popujt në vend maqedonasit dhe shqiptarët duhet të vendosin gjëra me koncensus.
“Një shoqëri multietnike siç është Maqedonia, nevojitet një sistem politik konsensual. Një demokraci konsensusi e jo demokraci e shumicës. Se 60% i maqedonasve gjithnjë mund ta mbivotojn 30% shqiptar” – tha Blerim Reka