Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve përpara fillimit të takimit ministror me BE-në në Helsinki, Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, kujtoi që Katica Janeva është në paraburgim, mirëpo prezumimi i pafajsisë duhet të respektohet.
“Sidoqoftë, ka indikacione se ajo është e përfshirë në atë rast, duke lënë ndjenjë të hidhur, pasi etja për drejtësi është e madhe. Ajo që ka rëndësi është se kur zbulohet problemi, është thelbësore që sistemi të përgjigjet. Një person nuk mund të jetë arsyeja që për të hequr dorë nga i gjithë kombi. Ne duhet të vazhdojmë të ecim para, ndërsa rruga më e mirë është sundimi i ligjit”, deklaroi Dimitrov.