“Reket-i”, vazhdojnë përplasjet LSDM -VMRO

LSDM beson se së shpejti do të zbardhet e vërteta për rastin “Reket” dhe se do të vërtetohet se ansjë nga anëtarët e saj të përfolur nuk janë të përfshirë në këtë rast. Zëdhënësi Kostadinov madje ndërlidh VMRO-DPMNE-në me të dyshuarit e rastit “Reket”. Ai sot kërkoi përgjigje nga VMRO-ja opozitare se sa para të Kamçevit kanë përfunduar në xhirollogaritë e partisë së Mickoskit gjatë fushatës zgjedhore.

Marketing

“A është financues i fushatës së VMRO-DPMNE-së tajkuni Orce Kamçev, i dalë nga regjimi i VMRO-DPMNE-së dhe i akuzuar nga lëndët e PSP-së? A bëhet fjalë për fushatën e fundit të zgjedhjeve presidenciale. A e di Mickoski të përgjigjet se sa para nga firmat e Orce Kamçevkit kanë përfunduar në fushatën zgjedhore”, tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja u kundërpërgjigj se listat për financimin e partive janë dorëzuar në institucionet kompetente dhe se nuk ka asgjë të dyshimtë.

“Por çka është me rëndësi nëse Orce Kamçev e ka financuar partinë ose jo? A e zvogëlon kjo zhvatjen e tyre ndaj biznesmenit Orce Kamçev, apo e zvogëlon ky financim ikjen nga përgjigjet e Kostadinovit dhe partisë së tij, se ku kanë përfunduar paratë që Kamçev ua ka dhënë, ku ka përfunduar çanta “Lui Viton” që doli nga shtëpia e Orce Kamçevit e mbushur me para etj”, deklaroi Naum Sotillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE-ja pyesin LSDM-në nëse paratë e Orce Kamçevit kanë përfunduar në propagandën e fushatës për zgjedhjet presidenciale. VMRO-DPMNE-ja që nga publikimi i video-incizimeve të rastit “Reket” ka ndërlidhur emra të funksionarëve të lartë të LSDM-së me rastin e zhvatjes, gjë e cila është mohuar zëshëm nga kryeministri Zaev dhe anëtarët e tjerë të partisë së tij.

Marketing