“Reket”, kompozitorja nga Serbia i ka dhënë 150.00 euro Bojan Jovanovskit

Kompozitorja nga Serbia i ka dhënë 150.00 euro Boki 13 për barna dhe shoping në Millano. Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Reket” me propozim të të akuzuarit të parë Bojan Jovanovski, ka dëshmuar bashkëshorti i kompozitores serbe, Marina Tucakoviq.

Marketing

Ai në gjykatë ka dëshmuar për miqësinë e tyre shumëvjeçare dhe për atë që në disa raste financiarisht i ka ndihmuar, si në rrafshin profesional ashtu edhe në atë privat. Dëshmitari ka treguar se më 21 shkurt të vitit të kaluar Boki 13 në shtëpinë e tyre në Beograd i ka dhënë 150.000 euro që të blej në Millano barna dhe gardërobë për bashkëshorten e tij Marina Tucakoviq.

Ndryshe Aleksandar Radulloviq është dëshmitari i fundit i propozuar nga Boki 13.