Ligji vlen për secilin prej nesh veçanërisht edhe ne të gjithë u japim mbështetje dhe presim që të gjitha institucionet tjera ta kryejnë punën e tyre. Askush prej nesh nuk do të presë, e as të marrë mbështetje politike, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në konferencën e sotme për shtyp me komandantin e Gardës kombëtare të Vermontit koloneli Gregori Najt.
“Ky shtet ka ndryshuar edhe në këtë shtet kur do të shfaqen incizime askush nuk pohon se janë të ngjitura, të prera dhe të montuara. Ky shtet ka ndryshuar dhe kur do të shihet një kriminel, atëherë reagojnë institucionet. Kur për herë të parë dolën informacione të tilla, kryeministri ishte ai që i ka informuar institucionet kompetente dhe dy janë në paraburgim. Kemi thënë se nga i pari deri tek i fundi nuk jemi të mbrojtur. Treguam se askënd nuk e mbrojmë, por se kemi lejuar, lejojmë dhe do të mundësojmë të gjitha institucionet të zbatojnë hetim të plotë, askënd të mos e shpëtojnë dhe askënd të mos e mbrojnë.
Ligji vlen për secilin prej nesh veçanërisht edhe ne të gjithë u japim mbështetje dhe presim të gjitha institucionet tjera ta përfundojnë punën e vet. Askush prej nesh nuk do të presë, e as të marrë mbrojtje politike”, ka thënë Shekerinska duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me thirrjen e presidentit Stevo Pendarovski që të gjithë të lidhur me rastin “Reket” në mënyrë të pavarur të paraqiten në Prokurorinë Publike dhe të japin deklaratë.
Për kërkesën për përgjegjësinë politike, ajo theksoi se kjo nuk duhet të barazohet me Qeverinë, e cila thotë, nuk është e vetmja që ka përgjegjësi politike, por secili që ishte i përfshirë i ka mundësuar të vijë deri në krim të tillë do ta çojë përgjegjësinë për të cilën qytetarët presin të mos jetë politik, por edhe penal.
“Kjo është çështje lidhur me të cilën kjo Qeveri nuk do të bëjë kompromis”, nënvizoi Shekerinska.
E pyetur lidhur me cenueshmërinë e armatës tonë në sajber krimin, ministrja e Mbrojtjes ka thënë se kjo nuk është diçka që është tipike vetëm për ne dhe se dobësi lidhur me kërcënimet e reja vërehen tek të gjitha shtetet si një lloj i ri i rrezikimit të sistemit dhe të institucioneve.
Në pyetje të gazetarëve nëse është e mundur që rasti “Reket” të sjell konotacione të reja në negociatat me opozitën veçanërisht me kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme, ajo me qëndrim se negociatat me opozitën zhvillohen tani më një kohë të gjatë lidhur me Ligjin për Prokurorinë publike që, thotë është çështje kyçe për ne, për qytetarët dhe për negociatat me BE-në dhe me këtë rast i bëri thirrje opozitës të tregojë përgjegjësi. .