“Reketi”, gjykimi fillon më 3 dhjetor

Lënda “Reket” ku të akuzuar janë Bojan Jovanovski- Boki 13, ish prokurorja speciale Katica Janeva dhe Zoran Milevski- Kiçeec do ta udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska- Masevska. Seanca e parë është caktuar më 3 dhjetor 2019 në ora 10.

Marketing

Nga Gjykata Penale informojnë se konform sistemit elektronik -AKMIS, lënda me nr. 116/19 kundër B.J, K.J, dhe Z.M, është shpërndarë te trupi gjykues me të cilin kryeson gjykatësja Nikollovska- Masevska.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe përfitime tjera të veprës penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”.

Janeva ngarkohet edhe për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”. Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në Shutkë, derisa Kiçeec është në arrest shtëpiak

Marketing