“Reketi”, Ruskoska përfundoi me prezantimin e dëshmive

Prokurorja Vilma Ruskovska kërkoi, ndërsa gjykata i mbylli dyert për gazetarët dhe opinionin në gjykimin e sotëm të rastit “Reket”. Bisedat që në Prokurori i ka dorëzuar tashmë i dënuari Zoran Milevski, i dëgjuan vetëm gjykatësit. Ndonëse Katica Janeva dhe Boki 13 kërkuan opinioni të mbetet, Riskovska këmbënguli që salla e gjykatës të zbrazet. Në biseda janë përmendur emra të cilëve mundet t’i dëmtohet imazhi, prandaj përmbajtja e USB-së së Kiçeecit mbeti sekret. Prokuroja një ditë më parë tha se këto dëshmi do të prezantohen publikisht për të mos pasur spekulime. Por sot Ruskoska ndryshoi mendimin. Kërkoi gjykata ta mbrojë imazhin e njerëzve që përmenden në biseda. Avokatët e të akuzuarve u befasuan nga ky vendim i Ruskoskës. Nuk treguan nëse bisedat e Kiçeecit zbulojnë edhe emra të politikanëve.

Marketing

Edhe nga ana e prokurorit publik u tha se në interes të publikut do të prezantohen, por sot vendosën të kërkojnë përjashtimin e publikut”-tha Deljo Kadiev, avokat i Katica Janevës.

Një ditë më parë u vendos që për hir të interesit dhe që të mos ketë spekulime, të dëgjohen edhe këto materiale, por publikisht. Sot kemi një situatë krejt të re për mbrojtjen e interesave”-pohoi Sasho Dukovski, avokat i Boki 13.

Kur filloi “Reket”, gjykatësja Vaska Nikollovska- Masevska tha se opinioni është pjesë e rëndësishme e procesit dhe se për shkak të shkallës së lartë të interesit, opinioni duhet të jetë i informuar saktë dhe në kohë. Ndërsa sot, ajo kishte qëndrim të kundërt. Me insistim të të akuzuarve që gazetarët t’i dëgjojnë bisedat, gjykatësi tha se qëllimi i gjykimit është të binden gjykatësit e jo opinioni se a ka pasur apo jo vepër. Rast “Reket” vazhdon të enjten.