“Reketi”,avokatët e Janevës shqyrtojnë dëshmitë

Avokatët mbrojtës të ish shefes së PSP-së, Katica Janeva, edhe sot vazhdojnë me shqyrtimin e dëshmive të ngritura nga ana e Prokurorisë kundër klientes së tyre, për rastin “Zhvatja”.Siç bëhet e ditur, Prokuroria me vendim gjykate e ka ndjekur dhe përgjuar Janevën. Dëshmitë duhej të deklasifikohen që avokatët të kenë mundësi të shqyrtojnë. Javë më parë, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, njoftoi se hetimi për rastin “Zhvatja” ka përfunduar, në bazë të dëshmive dhe fakteve të grumbulluara.

Marketing

Që nga java e kaluar po vazhdon të ecë afati i paraparë prej 15 ditëve për shqyrtimin e dëshmive të grumbulluara, për të cilat, pala mbrojtëse duhet të përgatisë kundër dëshmi në mbrojtje të palës së akuzuar në këtë rast. Katica Janeva është e dyshuar dhe gjendet në paraburgim për rastin “Zhvatja”, nën akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit.

Në burgun e hetuesisë në Shutkë, në paraburgim gjenden edhe dy të dyshuarit e tjerë për zhvatje, Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski Kiçeec, i cili është lëshuar në arrest shtëpiak.

Marketing