Reklama e dyqanit shkëputet nga era, i bie në kokë 22-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundi në Komunën e Drenasit.

Marketing

Një 22 vjeçar ka pësuar lëndime trupore pasi atij i ka rënë në kokë reklama e një dyqani, e cila është shkëputur si pasojë e erës.

Për shkak të lëndimeve të marra nga ky aksident, i riu është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se tashmë ky rast është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Lidhur me këtë incident Policia në Drenas ka iniciuar një rast – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë ajo.