Reklamimi politik, Derkovski: Partitë të merren vesh mes vete

KShZ është shprehur jokompetente lidhur me ndarjen e hapësirës për reklama në media të partive pjesëmarrëse në zgjedhje. Sipas kryetarit, Oliver Derkovski, partitë do të duhet të merren vesh midis tyre. Sipas Kodit Zgjedhor, 45 për qind ndajnë dy partitë e para në pushtet dhe dy të parat në opozitë, ndërsa gjithë të tjerët do të ndajnë 10 përqindëshin e mbetur.
“Kjo nuk është kompetencë e jona. Reklamimi politik është i rregulluar me Kodin Zgjedhor ashtu siç shkruan. Unë shpresoj se partitë do të ulen dhe do të merren vesh se si do ta ndajnë hapësirën. Ne asnjëherë nuk e kemi ndarë, ata janë ulur dhe janë dakorduar në përputhje me kornizën ligjore.”,- tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Marketing
Marketing