Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcjell nga afër zhvillimin e situatës në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë.
Në këtë kontekst, rikujtojmë se është ende në fuqi rekomandimi i ministrisë i publikuar më 28.02.2022, që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të përmbahen nga udhëtimi në Federatën Ruse dhe ata që kanë mundësi të largohen nga vendi.
Në të njëjtën kohë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën në Moskë në numrat e mëposhtëm të telefonit:
+7 925 025-98-05 (celular)
e-mail: [email protected]
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të kontaktojnë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në numrin e telefonit +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: [email protected]
Kumtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme e datës 28 shkurt 2022
https://mfa.gov.mk/mk/page/8/post/2870/soopshtenie