Rekord i rasteve me Covid-19 në Gjermani, mbi 50 mijë raste në një ditë!

Gjermania regjistron një rekord të infektimeve të reja nga Covid-19. Plot 50 mijë e 196 raste në ditë janë regjistruar nga instituti Robert Koch.

Marketing

Poashtu, janë regjistruar 235 viktima brenda një dite.

Kjo është hera e parë që Gjermania ka tejkaluar mbi 50 mijë raste në ditë. Infeksionet dhe vdekjet janë rritur në mënyrë dramatike ditët e fundit, gjë që përbën alarm për këtë shtet.

“Vendi është në një emergjencë të vërtetë . Nëse nuk veprojmë menjëherë, mund të përfundojmë me 100,000 vdekje të tjera” ka paralajmëruar virologu, Christian Drosten.

Marketing