Italia duket se po përballet me valën e dytë të pandemisë COVID-19. Në 24 orët e fundit në këtë shtet janë konfirmuar 10,010 raste të reje me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore italiane njoftuan se në harkun kohor prej 24 orëve kanë humbur jetën 55 persona.
Rajonet me rastet më të larta janë Lombardia me 2,419 raste pozitivë, Campania me 1,261 dhe Piemonte me 821 raste të konfirmuara më koronavirus.
Italia ishte vendi i parë në Evropë që u prek rëndë dhe ka numrin e dytë më të lartë të të vdekurve në kontinent pas Britanisë. Referuar situatës së javëve të fundit, qeveria italiane ka rikthyer një sërë kufizimesh.