Rekord i ri viktimash në Britaninë e Madhe/ 936 të vdekur këtë të mërkurë

Britania e Madhe ka shënuar 936 më shumë viktima gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 7,095 në total numrin e të vdekurve.
828 personat që kanë humbur jetën ditët e fundit në spital ishin të moshës 22 deri në 103 vjeç.

Marketing

Në Skoci, janë konfirmuar 77 vdekje të tjera. Ndërkohë, autoritetet e shëndetësisë raportuan se 284 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitive ndaj Covid-19 në Uells dhe 33 persona kanë vdekur. Pesë vdekje të tjera u shënuan në Irlandën Veriore.

Kryeministri britanik Boris Johnson po qëndron në kujdes intensive në një spital në Londrën qendrore. Zëdhënësi i tij tha se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe “i përgjigjet trajtimit”.