Rekord i zi me koronavirus në Kosovë për 24 orë!

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 mijë e 397 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Marketing

Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë e ditur se nuk ka asnjë viktimë.

Tani për tani në gjithë vendin janë 25 mijë e 458 raste aktive.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës.
Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 65.147 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333.
Në total numri i rasteve aktive është 25.458.

Marketing