Rektori i UT-së, prof.dr. Vullnet Ameti: Urime festën e Kurban Bajramit!

Në emër të studentëve dhe stafit akademik të Universitetit të Tetovës të gjithë besimtarëve të fesë islame ua uroj festën e Kurban Bajramit.

Marketing

Kjo festë le të na motivojë për forcimin e besimit tonë, për realizimin e qëllimeve të larta njerëzore dhe devotshmërisë, për sigurimin e progresit në këtë botë dhe shpëtim për botën e amshuar.

Uroj që Kurban Bajrami të kalojë në harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjen e çdo besimtari.
Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë Ju dhe familjet tuaja!

REKTORI
Prof. Dr. Vullnet Ameti