Rektori Zeqiri takohet me drejtorin Zuhejr Rexhepi

Në ambientet e Ndërrmarjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, drejtori i kësaj ndërrmarje Zuhejr Rexhepi, priti në takim një delegacion nga Universiteti “NËNË TEREZË”-Shkup, të prirë nga rektori, prof.dr Izet Zeqiri.

Marketing

Drejtuesit e të dyja institucioneve biseduan rreth mundësive për bashkëpunim konkret ndërmjet Universitetit dhe Ndërrmarjes Publike e cila menaxhon të gjitha parqet dhe gjelbërimet në Qytetin e Shkupit.

Gjat takimit, drejtori Rexhepi e ka informuar Rektorin Zeqiri me Ndërrmarjen dhe sfidat për të realizuar proektet për vitin 2023.

Rektori Zeqiri ka shprehur gatishmërin për të bashkëpunuar me Ndërrmarjen Publike Parqe dhe Gjelbërime në të gjitha fushat profesionale.

Ai mes tjerash e ka informuar edhe për kampusin e ri universitar, ku në një të ardhme të afërt do të nisë viti akademik për studentët e këtij Universiteti në objektin e ri në Shkup.