REL: Tenderët në Lotarinë Shtetërore për të afërmit dhe miqtë e “Arbëria Design” dhe “Ars Lamina”

Një hulumtim i Radio Evropës së Lirë thekson se promocionin dhe marketingun e Lotarisë shtetërore do ta realizojnë kompani, pronarët e të cilëve janë të afër me shtëpitë botuese “Arbëria disign” dhe “Ars lamina”.

Marketing

Këto tenderë kompanitë i fituan kur në krye të Këshillit drejtues qëndroi Përparim Bajrami, i cili ishte i punësuar në Ministrinë për sistem politik dhe për marrëdhënie midis bashkësive të Artan Grubit. Pos Bajramit, në Këshillin drejtues dhe atij mbikëqyrës janë edhe dy anëtarë që kanë punuar në ministrinë e Grubit.

Me ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit, që mbajnë autorësinë e BDI, bëhet përpjekje që në tregun e hapësirës së internetit të inkuadrohen lojtarë të rinj, duke i anashkaluar ato ekzistuese.

Për punën e Lotarisë shtetërore përgjegjës janë Këshilli drejtues, që sjell vendime për punën e shoqërisë aksionare dhe Këshilli drejtues që bën kontrollin e punës materiale – financiare. Tra anëtarë të këtyre këshillave kanë lidhje të ngushtë me Artan Grubin.

Përparim Bajrami para se të bëhet anëtar i Këshillit drejtues dhe pastaj drejtor i përgjithshëm i shoqërisë aksionare, ishte shef i kabinetit të Artan Grubit.

Radio Evropa e Lirë ka konstatuar se kompanitë fituese të tenderëve janë të afërta me “Arbëria disign” dhe “Ars lamina”, kompani të cilat që nga viti 2014 janë shtëpi botuese me marrëveshje ekskluzive për botimin e teksteve shkollore.

Më 26 qershor të vitit 2023 Lotaria shtetërore lidhi marrëveshje për prokurime publike me “Arbëria disign” në një vlerë prej 17. 7 milionë denarë ose 287.804 euro. Po kështu, kjo kompani për periudhën një vjeçare do të punojë në rebrendimin e brendit dhe në reklamimin e Lotarisë shtetërore. Tekstin e plotë REL

Marketing