Remenska dhe Ivanova në forumin në Moskë për zhvillim të parlamentarizmit

Gjetja e vendimeve ligjdhënëse efikase dhe përgjigjet e sfidave globale, janë qëllimi kryesor i Forumit të dytë ndërkombëtar “Zhvillimi i parlamentarizmit”, që do të mbahet prej datës 1 deri më 3 korrik të vitit 2019 në Moskë, në organizim të Dumës shtetërore të Kuvendit federal të Federatës Ruse.

Marketing

Në Forum do të marrin pjesë kryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Frosina Tashevska Remenski dhe sekretarja e përgjithshme Cvetanka Ivanova.

Në suaza të Forumit do të shqyrtohen çështjet aktuale për sigurinë ndërkombëtare dhe stabilitetin, mbështetja ligjdhënëse për zhvillim të ekonomisë digjitale, lufta kundër lajmeve të rrejshme, politika për mbrojtje të mjedisit jetësor, roli i rinisë në zhvillimin e parlamentarizmit, perspektivat e institucioneve ndërparlamentare, roli i deputetëve në të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe bashkëpunimi humanitar, mundësitë për ndarje të praktikave më të mira nga ligjdhënia kombëtare dhe fusha tjera prioritare nga bashkëpunimi ndërparlamentar.