Remenski në Prokuroi, shqyrtoi dëshmitë për “Lidhjen ndërkombëtare”

Deputetja Frosina Remenski sot në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar bëri shqyrtimin e materialit dëshmues në lidhje me rastin me organizatën joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare” e Boki 13, në të cilin përfshihen pesë persona fizik dhe një person juridik.

Marketing

Në Prokurori sot në vend të dyshuarit të parë Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili ishte kryetar i “Lidhjes ndërkombëtare” shqyrtim ka kryer avokati Sasho Dukovski. I ftuar të bëjë kontroll në materialin dëshmues nga ana e Prokurorisë është edhe Mile Jovanovski, babai i Boki 13, ndërsa dje këtë e ka bërë zëvendëskryetarja e “Lidhjes ndërkombëtare” Jasna Mandirq dhe Hristina Bllazhevska, asistente e Jovanovskit.

Shqyrtimi i materialit dëshmues bëhet me qëllim të dyshuarit të përgatiten për të dhënë deklaratë në Prokurori gjatë javës së ardhshme.

Kjo pjesë e hetimit, të cilën Prokuroria e hapi më 9 tetor kundër pesë personave, ka të bëjë me mashtrimet me ndërtimin e qendrave për persona të rritur, për të cilët u kërkuan para prej biznesmenëve Siljan Micevski, Ardian Amzoski dhe të tjerë.

Nga Prokuroria kumtuan se në bazë të procedurës parahetimore prokurori që e udhëheq procedurën, ka ardhur deri në informacione që tregojnë se në periudhën prej korrikut të vitit 2017 deri në prill të vitit 2018, i dyshuari i parë Boki 13 si kryetar i personit juridik të dyshuar, duke shfrytëzuar dokumentet e personit juridik, ka sjell dhe mbajtur në mashtrim dy drejtues të shoqërive të ndërtimit.
Remenski në tetor pas dhënies dëshmi para gjykatësit në procedurë paraprake tha se nuk ndjehet fajtore.