Remenski: Nuk do falet struktura organizative e 27 prillit

Deputetja e LSDM, Frosina Remenski ka theksuar se nuk do të mendohet fare për faljen e strukturës organizative të dhunës së 27 prillit në Kuvend.

Marketing

“Nuk k falje për strukturën organizative përgjegjëse për 27 prillin. DSK ka qenë mjeti për rrënimin e rendit kushtetues”, ka theksuar Remenski për 1TV. Sipas saj, komisioni për falje është në proces i rëndësishëm dhe duhet të shihet në prizmin e porosisë për të vënë drejtësinë. Deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski është pjesë e trupit të formuar në Kuvend për pajtim dhe falje, në të cilin nuk është përfshirë opozita maqedonas. Ky trup po merret me shpalljen e amnistisë për 27 prillin, për një pjesë të madhe të pjesëmarrësve, përfshirë kryesisht deputetët që po akuzohen.