Remenski: Pres që prokuroria të ndalojë procedurën kundër meje

Deputetja Frosina Remenski pret që prokurorja Villma Ruskoska ta ndalojë procedurën kundër saj për mashtrime eventuale financiare me “Lidhjen Ndërkombëtare” të Boki 13. Ajo sot dëshmoi, ndërsa gjatë dy ditëve të fundit i pa edhe dëshmitë kundër saj. Ruskoska e ka njoftuar Frosina Remenskin se procedura kundër saj ka përfunduar.

Marketing

Mora vendim. Gjithsesi se do t’i shfrytëzojmë të gjitha të drejtat ligjore që na i mundëson ligji deri në vendimin përfundimtar të prokurorisë. Në kontekst të kësaj nuk do të komentoja asgjë më shumë nga ajo që e theksova para institucioneve kompetente – tha Frosina Remenski, deputete e LSDM-së.

Remenski pyeti cili është roli i ish drejtorit të DSK-së, Goran Nikollovski, i cili sipas biznesmenit Orce Kamçev, dëshmitar në “Reket”, ka qenë personi i parë prej të cilit ka kërkuar këshillë si të veprojë dhe ku të denoncojë që Bojan Jovanovski përpiqet t’i zhvatë shuma milionëshe.

Çfarë ka ndërmarrë si veprim zyrtar? A ka ndërmarrë diçka në përgjithësi dhe nëse ka ndërmarrë diçka, a thua ministri i brendshëm dhe kryeministri do të lejonin në muajin mars të marrin pjesë në festën e 1TV dhe të japin urime përmes videos? Apo ndoshta kjo është çështje e ndonjë korrupsioni, duke pasur parasysh që jeton me qira tek avokati i familjes Kamçev – u shpreh Frosina Remenski- deputete e LSDM-së.

Remenski shtoi se i tërë rasti ndaj saj është i kurdisur nga struktura para- policore. Hetimi për keqpërdorime financiare nga “Lidhja Ndërkombëtare” e Bokit është duke përfunduar. Dje dëshmoi edhe zëvendësja e organizatës, Jasna Mandiq. Avokati i saj pohonte që ajo ka qenë e mashtruar. Të premten për mashtrimet përmes Lidhjes Ndërkombëtare duhet të dëshmojnë Boki 13 dhe babai i tij.