Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, sot ka shqyrtuar materialin dëshmues lidhur me aferën “Reket”.Ajo thotë se gjatë shqyrtimit të materialeve ka parë gjithçka përveç dëshmive që do ta implikonin atë në rastin “Reket”.
“E realizoj të drejtën time së bashku me avokaten mbrojtëse për atë që e kemi të drejtë dhe obligim në përputhje me ligjin. Nuk do të komentoja për materialin, por për esencën që e shohim dhe jemi të interesuar, prandaj nuk do të mundesha asgjë më tepër të jap si informacion, duke marrë parasysh se Prokuroria Publike ende nuk e ka shpallur përfundimin e hetimeve. Unë nuk pashë dëshmi, nuk ka asnjë nënshkrim në dokumente, pashë gjithçka përveç dëshmive.”,- tha deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski.