Ishte vetëm 6 vjeçare në vitin 1977 kur u shfaq për herë të parë në skenën muzikore me këngën “Lute lute nëna bijen”, të cilën e interpretoi aq bukur saqë edhe sot mbahet mend.
Flasim për bilbilin e Mushtishtit, Remzie Osmanin, këngëtaren e dashur të publikut mbarëshqiptar, shkruan “Kosovarja”.
Ajo është e martuar me Halilin dhe ka dy fëmijë, Hamzën dhe Riolen.
Ka një muaj që kur u bë gjyshe për herë të parë me një mbesë të quajtur Ema, që për shkak të coronavirusit djali me nusen dhe mbesen kanë mbetur në Amerikë.
Madje, këngëtarja simpatike i ka disa fjalë sa i përket kësaj pandemie që ka ngritur në këmbë gjithë botën.
Si në shaka e sipër ajo shenjat e koronës i krahason me ato kur gruaja ia merr telefonin burrit.
A pajtoheni edhe ju me këtë krahasim të Remzies?