Atletja Luiza Gega ka arritur normën kualifikuese për pesëmarrjen në botëror, duke u renditur e dyta në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour” në Angli.
Norma për pjesëmarrjen në Botëror ishte 8.49.00, ndërsa Gega realizoi garën në kohën 8:47.53. Sipas trajnerit Taulant Stërmasi për këtë rezultat Gega u desh që të diktonte ritmin për pjesën më të madhe të garës, pasi në startin e saj kishte një kohë shumë të ngadaltë nga garueset.
Megjithatë, ky është një start i mirë për atleten shqiptare e cila do të garojë më 4 shkurt edhe në një tjetër garë, në Miramas të Francës, ku do të tentojë edhe të thyejë rekordin kombëtar në këtë disiplinë.