Renditja e FIFA, Shqipëria fiton 2 pozicione

FIFA ka publikuar renditjen më të fundit të skuadrave përfaqësuese. Shqipëria edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë muajin korrik, është ngjitur dy pozicione në vendin e 64. Kjo, falë Ekuadorit dhe Hondurasit që kanë humbur shumë pozicione gjatë këtij muaj. Dy rivalët në grupin tonë, Islanda dhe Turqia renditen përkatësisht në vendin e 36 dhe të 37-të ndërsa Moldavia dhe Andorra renditen pas Shqipërisë. Progres edhe për Kosovën e cila këtë muaj është një shkallë më lart, e 120-ta, edhe ajo për shkak të zbritjes së një prej kombëtareve afrikane.Renditja e përgjithshme vijon të kryesohet nga Belgjika ndërsa bie në sy parakalimi i Brazilit që ka zbritur Francën nga vendi i dytë, e gjitha falë suksesit në Kupën e Amerikës.

Marketing
Marketing