Rëndohet bilanci në Kosovë/ Që nga mesnata edhe katër të vdekur me COVID-19

Edhe katër persona kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19. Burime të Express kanë thënë se të njëjtit kishin pasur edhe sëmundje shoqëruese. Është kërkuar të bëhet edhe obduksioni i trupave të të vdekurve.

Marketing

Ka shkuar në 70 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë. Një person ka vdekur mbrëmë ndërsa tre të tjerë sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë burime të Express brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.