Sean “Diddy” Combs po përballet me dhjetëra akuza të reja për sulme seksuale në një seri padish që do të ngrihen.
Në një konferencë shtypi të mbajtur të martën, avokati me bazë në Teksas, Tony Buzbee tha se ai po përfaqëson 120 viktima, me akuza që datojnë më shumë se 20 vjet më parë.
“Shumë njerëz të fuqishëm … shumë sekrete të pista”, tha avokati për akuzat. Ai shtoi se ekipi i tij ka “mbledhur fotografi, video, tekste”.
Buzbee shtoi se akuzat do të përfshijnë: “sulme të dhunshme seksuale ose përdhunime, seks të lehtësuar me një substancë të kontrolluar, shpërndarje të regjistrimeve video, abuzim seksual të të miturve”.
“Këta emra do t’ju tronditin”, citohet të ketë thënë ai, siç raportin NBC News.
Avokati tha se më shumë se 3,000 individë kanë dalë në zyrën e tij me akuza kundër Combs dhe se ai planifikon të fillojë të paraqesë padi në shtete të ndryshme brenda 30 ditëve të ardhshme. Ai shtoi se emrat e të pandehurve të tjerë do t’i japin më vonë.
Midis këtij grupi të ri akuzuesish, tha Buzbee, 62% identifikohen si afrikano-amerikanë dhe vijnë nga më shumë se 25 shtete, me shumicën nga Nju Jorku, Kalifornia, Xhorxhia dhe Florida.
Buzbee tha se 25 nga akuzuesit ishin të mitur në kohën e incidenteve të supozuara, disa deri në vitin 1991. Avokati më tej pretendoi se njëri nga akuzuesit ishte 9 vjeç në kohën e incidentit të tyre të supozuar.