Teksa një ditë më parë ishte në gjendje të stabilizuar, orët e fundit kanë sjell përkeqësim të shëndetit të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Burime nga spitali për Klan News, bëjnë me dije se ai është futur sërish në intubim në repartin e reanimacionit për shkak se parametrat jetësorë nuk janë në nivelin e duhur.
Fatos Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ish-kryeministrit i është kthyer problemi kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
Ish-kryeministrit i është kthyer në një shqetësim kronik, dhe për këtë arsye, brenda këtij viti është paraqitur disa herë herë në spital për të marrë shërbim mjekësor.
Hera e fundit ishte të enjten e kaluar, ku Fatos Nano u paraqit në gjendje të rënduar.
Gjendja u bë publike vetëm dy ditë më parë, ndërsa u panë sinjale pozitive pasi doli nga intubimi.
Por në orët e fundit situata e tij është përkeqësuar dhe për këtë arsye mjekët kanë vendosur të ndjekin një procedurë tjetër trajtimi për të normalizuar parametrat jetësorë të ish-kryeministrit Fatos Nano.